Dukuria e braktisjes se femijeve dhe biresimet

img_tvshow_detail_511524f1bb755Dukuria e braktisjes së fëmijve, e cila po gjen terren zhvillimi vitet e fundit edhe në Shqipëri, përvec mallkimit metaforik, shoqërohet edhe me të tjera vendime e veprime, po aq dramatike. Shpesh fëmijët streohen në institucione të posacme, por jeta e tyre, vihet përballë pikëpyetjeve me kalimin e viteve. Ndërsa këta fëmijë rriten, problemet për arsimimin, strehimin dhe daljen e tyre në jetë, hasin plot pengesa. Në rastin më të mirë, shpëtimi për të ardhmen e tyre, është birësimi. Pra gjetja e disa prindërve, të cilët e pranojnë fëmijën në jetën e tyre, pavarësisht se nuk janë prindër biologjikë. Por edhe në këtë rast, veprimi duhet kryer brenda disa rregullave. Në Shqipëri, përgjithësisht  prindërit adoptues kërkojnë të birësojne femije qe nuk e kane mbushur ende vitin e lindjes. Megjithatë nuk mungojne dhe rastet kur ata deshirojne te biresojne femije te moshes 3-4 vjec. Femija qe biresohet, e humbet te drejten e trashegimise ligjore, te prinderve biologjikë dhe kete te drejte e fiton permes prinderve biresues.Sipas ligjeve shqiptare, qellimi i vetem per biresimin e nje femije eshte interesi i larte i te miturit, qe garantohet në respektimin e te drejtave themelore, bazuar ne Konventen e Hages si dhe te ligjit nr. 33, “Per mbrojtjen e femijeve dhe bashkepunimin per biresimet jashte vendit”.Faktorët që kanë detyruar prindërit e këtyre fëmijëve të braktisin foshnjet janë të ndryshme, duke filluar nga shpërbërja e familjes, ulja e te ardhurave, përkeqësimi i kushteve të jetesës, problemet me strehimin, papunësinë, varfëria, lindjet e femijeve jashte martese etj. Qe nga viti 1993 dhe deri me sot, në Shqipëri jane biresuar 1400 femije. Fillimisht kanë qenë ciftet e huaja ata që kanë treguar më tepër interes për këta fëmijë në Shqipëri. Por gradualisht, dukuria ka pësuar një ulje dhe numri I fëmijëve, të cilët po I quajmë të birësueshëm, ka pësuar ulje. Kjo konfirmohet edhe nga Kryetari I shoqates se jetimeve te shqiperise. Eshte kodi I familjes ai I cili vendos kriteret e biresimit te femijes. Bazë legjiclative për këtë process, është  LIGJI Nr.96 95, i datës 19 mars 2007, PER PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTARTE BIRËSIMIT. Në nenin 2 të këtij ligji përcaktohet: a) mbrojtja e fëmijës nëpërmjet vendosjes së përhershme në një familje birësuese; b) marrja e masave që birësimet, vendase dhe ndërvendase, të bëhen në interesin më të lartë të fëmijës, i cili është mbizotërues ndaj çdo interesi tjetër; c) krijimi i një sistemi bashkëpunimi, brenda dhe jashtë vendit, për marrjen dhe respektimin e masave mbrojtëse, që parandalojnë dështimin e birësimit, rrëmbimin, shitjen ose trafikimin e fëmijëve; ç) sigurimi i bashkëpunimit me autoritetet vendore, autoritetet qendrore të vendeve të tjera apo organizatave të miratuara prej tyre, për mbarëvajtjen e periudhës pasbirësuese.E gjitha kjo procedure kryhet nga nje keshill drejtues, anetare te te cilit jane perfaqesues te dikastereve te ndryeshme ministore, që japin miratimin e aplikanteve. Neni 9 i ligjit për birësimet, përcakton shprehimisht edhe detyrat e këtij këshilli. Sipas këtij neni, detyra e këshillit drejtues të Komitetit eshte te Vendose për përshtatshmërinë e aplikantëve birësues.  Ky këshill jep pëlqimin, me shkrim dhe në mënyrë kolegjiale, për birësimin e fëmijës nga aplikantët birësues, nisur nga interesi më i lartë i fëmijës si dhe Miraton veprimtarinë e agjencive të huaja, që punojnë në fushën e birësimit në Shqipëri.Fëmijët jetimë janë një tjetër kontigjent, shpesh i përshtatshëm, për tu birësuar. Në të gjithë Shqipërinë numerohen rreth 38 000 femije jetimë, prej të cilëve, vetëm 1 200 mund te biresohen. Sipas autoriteteve përkatëse, thuajse 80% e ketyre femijeve jane me probleme shendetesore dhe premisat per tu biresuar I kanë shume te pakta.Një problem shumë serioz që nuk ndihet vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera, është rritja graduale e moshës së fëmijëve të braktisur, cka I bën ata, gjithnjë e më pak të dëshirueshëm për familjet birësuese. Këtë shqetësim e paraqet për Target, edhe kryetari I shoqates se jetimeve te shkodres Albert Reka.Ashtu sic e përmendëm edhe më lart, shtetasit e huaj kanë shprehur shpesh dëshirën për të adaptuar fëmijë shqiptarë. Mardhënien ligjore për këtë proces, e përcakton neni 27 I ligjit për birësimet, I cili përcakton veprimet për birësimin ndërvendas. Eksperti ligjor ne komitetin shqiptar te biresimeve Genci Terpo, na shpjegon specifikisht hapat që duhen hedhur për realizimin e birësimit nga shtetas të huaj.Ne procedurat e biresimit, kalojne ata femije qe jane te mitur dhe qe nuk e kane mbushur moshen 18 vjec, ata te cilet, me vendim te Gjykates se shkalles se pare u eshte hequr e drejta prinderore, dhe kujdestaria e tyre i ka kaluar shtetit ose te afermeve te femijes. Po kështu, në këtë grup përfshihen edhe ata femije qe kane marre pelqimin e prinderve biologjike per te kaluar ne procedurat e biresimit. Gjithashtu, biresohen ata femije qe jane lene ne kujdestari te institucioneve te perkujdesit social shteteror, për shkak se prinderit, ne menyre flagrante, nuk kane treguar interes pergjate 1 viti. Per ata femije qe jane deklaruar qysh ne lindje te braktisur, afati per biresimin e tyre kufizohet nga 1 vit ne 3 muaj.  “Me biresim, kuptojme transferimin legal te te drejtave dhe pergjegjesive prinderore nga prinderit biologjike te prinderit biresues. Kjo procedure shoqerohet me nje praktike administrative dhe gjyqesore permes se ciles femijes qe eshte i privuar ose jo nga mungesa e mjedisit familjar, i sigurohet nje familje e re”. Në stafin e përcaktuar për të ndjekur procedurën jo pak të koklavitur të birësimit, një rol të konsiderueshëm luan edhe mendimi I psikologut. Psikologia Ermira Naci na tregon me hollesisht se si studiohen nga afër mardheniet e ciftit biresues, si edhe reagimi I fëmijës që do të birësohet, ndaj tyre.Te gjitha intervistat dhe takimet qe zhvillohen me ciftin biresues, kane dhe investigimet e tyre ne terren. Në këtë rast, roli I psokologut dhe sociologut, nuk mbetet thjesht në kuadër verifikues, por merr edhe pozicionim të rëndësishëm në dhënien e vendimit final .Ashtu sic përcaktohet në legjislacion, procedura e adoptimit përfshin marrjen nën kontroll të fëmijëve, të cilët për shkaqe të ndryshme, nuk janë nën përkujdesje të prindërve të tyre. Adoptimi i fëmijës është i lejuar nëse i shërben mirë-rritjes së tij. Adoptimin e fëmijës mund ta bëjnë:

·         Bashkëshortët me pajtimin e përbashkët me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme. Së paku njëri nga bashkëshortët duhet të ketë arritur moshën 25 vjeçare .

·         Personat e pamartuar vetëm nëse e kanë arritur moshën 21 vjeçare.

·         Në rast se fëmija është mbi moshën 14 vjeçe kërkohet edhe pëlqimi i fëmijës.

Pas adoptimit periudha deri në tre muajt e parë konsiderohet si periudhë provuese gjatë të cilës gjykata do të mbikëqyrë dhe vlerësojë kujdestarinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>